Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli! Dëshmojnë sot edhe Imami e Gjunkshi

vovalbania September 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli! Dëshmojnë sot edhe Imami e Gjunkshi

SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.

Ndërkohë sot do të pyeten ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe Xhemal Gjunkshi.

Një ditë më parë në SPAK janë paraqitur ish-ministrat e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazment Oketa. Ndërsa një ditë më parë është paraqitur edhe gjenerali Vladimir Qirjazi.

Pritet të thirrjet dhe  ish kryeministri Sali Berisha ndonëse më herët  bëri të ditur se nuk ka fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, por nëse merr thirrje, ai do të shkojë.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, kryetari demokrat tha se “SKAPI” i partisë nuk i ka dërguar asnjë njoftim fletëthirrje. Sipas tij, “kjo është përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet”.

Do i përgjigjem SPAK-ut për çdo kërkesë dhe çdo gjë. SKAPI i partisë nuk më ka dërguar asnjë njoftim fletëthirrje, por ju garantoj se për çdo kërkesë dhe çdo gjë do shkoj. Prandaj nuk kam marrë asnjë fletëthirrje por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!

Hetimi mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, edhe Fatmir Mediu u paraqit në zyrat e Prokurorisë së Posaçme. Ish-ministri i Mbrojtjes u thirr si deklarues.

Dosja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, tashmë është në dorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, të tjerë anëtarë të qeverisë Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare, bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese.zi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE