E bëri për të qarë pasi i përmendi Dubain, Arta Nitaj thumbon Ermal Mamaqin
Arta Nitaj dhe Ermal Mamaqi kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi ky i fundit bëri një koment lidhur me Dubain gjatë puntatës së kaluar të “Dance With Me”. Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se modelja nga Kosova është pjesë e tij.
“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.” “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”
Megjithëse, modelja nuk e priti mirë komentin e Ermalit, i cili është anëtar jurie në spektaklin e kërcimit, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë. Lidhur me këtë, modelja foli dje teksa nuk kurseu thumbat.
Arta theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë duke shtuar se Ermali e bëri këtë për klikime. “Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”, u shpreh konkurrentja duke thumbuar haptas aktorin e humorit.