Donaldi në “ShowRoom”, zbulohet gazetari që do ta shoqërojë Borën në prezantimin e Dancing WTS
Prej javësh tashmë është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të jenë përsëri së bashku në skenë. U raportua se aktori do të ishte bashkëprezantues i Borës në “Dancing With the Satrs”, konkretisht në “Gold Room” me konkurrentët.
Por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë. “Kryefjala.com” shkruan se e gjitha ishte një strategji marketingu, megjithatë e njëjta media shton se emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars” është gazetari dhe moderatori Eno Popi.
Pas një pause nga ekrani, Eno Popi rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizënë për fituesin e reality-showt, Ilir Shaqirin.
Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.
Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.
Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.