Gjithçka që duhet të bëni kur qeni juaj ka temperaturë!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të bëni kur qeni juaj ka temperaturë!

Temperatura e ngritur e trupit është një shenjë shqetësuese, si tek njerëzit ashtu edhe tek qentë. Qentë zakonisht e kanë temperaturën midis 37,5 dhe 39 dhe temperatura e tyre është më e lartë nga ajo që njerëzit kanë. Qentë mund të hyjnë në një gjendje të temperaturës së ngritur të trupit kur arrijnë një temperaturë prej 39,7. Meqenëse çdo qen është i veçantë, njohja e karakterit dhe shprehive të tyre mund të jenë me rëndësi të madhe kur përcaktoni a ka qeni juaj temperaturë.

Ka simptoma të cilave do të duhej t’i kushtoni kujdes si mungesë energjie, humbje oreksi, dridhje, rrjedhje hundësh, kollitje, të vjella, marramendje, sjellje jashtëzakonisht depresive dhe nervoze. Si t’ia matni temperaturën qenit? Veterineri juaj me siguri ka termometër të posaçëm të veshit si alternativë për matjen e temperaturës të qenit juaj. Nëse nuk zotëroni një termometër qeni, ka vende në trupin e qenit tuaj që mund t’i ndjeni dhe të përpiqeni të vini re ndryshimet; hunda, putrat, veshët dhe mishrat e dhëmbëve.

Si të trajtoni temperaturën? Një nga mënyrat se si mund ta bëni më të lehtë për qenin tuaj të luftojë ethet është t’i mbuloni putrat dhe veshët me kompresa të ftohta dhe t’i jepni pak ujë më të ftohtë për të pirë. Çfarë e shkakton temperaturën tek qentë? Shkaku më i zakonshëm i temperaturës tek qentë është infeksioni. Një infeksion mund të ndodhë për shkak të një plage ekzistuese, bakteri ose virusi.

Një dhëmb i acaruar ose i infektuar gjithashtu mund të shkaktojë ethe. Në këtë rast, duhet ta vendosni menjëherë qenin tuaj nën hije ose në ambiente të mbyllura dhe të aplikoni kompresa të lagura, të ftohta apo edhe akull, veçanërisht rreth putrave dhe veshëve. Nëse qeni juaj është helmuar, ka shumë të ngjarë që ai të ketë ethe. Kjo përfshin edhe barëra, ilaçe për njerëzit, ushqime që përmbajnë ksilitol ose antifriz.

Rikujtojmë, se qeni më i vjetër në botë, i cili është futur në Librin e rekordeve Guinness, quhet TobyKeith. Pronarja e tij, Gisela Shore e ka adoptuar kur ishte disa muajsh, ndërsa gjatë jetës së tij është kujdesur për shprehitë e tij të përditshme dhe për ushqimin, gjë që ka pasur ndikim edhe në jetëgjatësinë e tij. Toby ka lindur më 9 janar 2001, kur është sjellë në strehimoren Peggy Adams, ku Gisela ka bërë punë vullnetare

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE