Kënga e famshme e Harry Styles thyen rekord, java e 15-të në krye të “Billboard Hot 100”!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kënga e famshme e Harry Styles  thyen rekord, java e 15-të në krye të “Billboard Hot 100”!

Hiti i këngëtarit Harry Styles, “As It Was” është bërë kënga që ka qëndruar më gjatë numri 1 në listën e këngëve amerikane nga një artist britanik. Kënga ka shënuar javën e 15-të në krye të Billboard Hot 100, duke thyer rekordin e mbajtur më parë së bashku nga Mark Ronson dhe Sir Elton John. Hitet e tyre, “Uptown Funk” dhe “Candle In The Wind”, respektivisht, kaluan secila 14 javë në vendin e parë.

Styles është gjithashtu aktualisht në vendin e parë në tabelën e biletave të kinemasë në SHBA me filmin e tij “Don’t Worry Darling”. Pas 15 javësh në krye të renditjes së këngëve solo, “As It Was” është bërë numri i katërt më jetëgjatë në historinë e listave amerikane dhe më jetëgjati nga një artist i vetëm.

“Old Town Road” nga Lil Nas X me Billy Ray Cyrus mban rekordin e përgjithshëm prej 19 javësh. “Despacito” nga Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber, dhe “One Sweet Day” nga Mariah Carey dhe Boyz II Men, kryesuan secila për 16 javë. Ndërkohë, ish-ylli i One Direction ka ndjekur gjurmët e Eminem dhe Prince duke u bërë një nga të paktët artistë që kanë kryesuar njëkohësisht top listat e muzikës dhe biletave të kinemasë.

Rikujtojmë, se fansat nuk i ndalën komentet pasi panë këngëtarin Harry Styles duke pështyrë Chris Pine teksa zuri një vend pranë tij në Festivalin e Filmit në Venecia. Styles shkaktoi bujë pasi dyshohet se iu afrua karrikes së tij dhe pështyu në prehrin e aktorit përpara të dashurës së tij, Olivia Wilde. Së fundmi, ka reaguar një përfaqësues i Chris Pine i cili ka hedhur poshtë aludimet se Harry e ka pështyrë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE