Kupa e Shqipërisë/ Partizani inauguron stadiumin e ri me një barazim, Tirana bën detyrën ndaj Veleçikut!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kupa e Shqipërisë/ Partizani inauguron stadiumin e ri me një barazim, Tirana bën detyrën ndaj Veleçikut!

Sot janë luajtur ndeshjet e para të 1/16 të Kupës së Shqipërisë.

Në grupin A, Tirana ka bërë detyrën ndaj Veleçikut në transfertë. Bardheblutë ia dolën të triumfojnë 0-3, në një sfidë mjaft interesante. Golat në pjesën e parë u realizuan nga Hila dhe Berisha, ndërsa në pjesën e dytë Limaj ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti.

Partizani ka inauguruar stadiumin e ri me një barazim pa gola ndaj Orikut. Të kuqtë kanë zhgënjyer tifozët, në një ditë që pritej të kthehej në festë për ta. Pavarësisht përpjekjeve, ekipi i Collelas nuk ia doli dot të gjejë rrjetën.

Nuk fal Dinamo. Dinamovitët vuajtën ndaj Butrintit, por në fund morën një fitore 0-1. Goli i Denilson në minutën e 56-të vulosi fatet e takimit.

Në grupin B, Burreli mundi Tomorin 2-1, ndërsa Shkumbini pësoi disfatë 0-3 ndaj Egnatias.

Ndeshjet e Grupit A

PARTIZANI 0-0 ORIKU

VELEÇIKU 0-3 TIRANA

LUSHNJA 2-0 TËRBUNI

BUTRINTI 0-1 DINAMO

Grupi B

BURRELI 2-1 TOMORI

SHKUMBINI 0-3 EGNATIA

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE