Një nga çiftet e “DWTS”, Elona Duro dhe Anxhelo Muçollari shprehen për njëri-tjetrin në “Pardon My French”!
“Pardon My French” nisi sezonin e ri ditën e sotme me një super episod dhe të ftuar specialë. Kryefjalë sigurisht që ishte show më magjik i kërcimit që pritet të nisë në Top Channel dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”.
I ftuar në pjesën e parë të episodit të sotëm ishte Anxhelo, i cili shkëlqen prej vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit. Tashmë ai është gati të tregojë talentin e tij në “DWTS”, por si shprehen Elona dhe Anxhelo për njëri-tjetrin?!
Elona – Anxhelon e njihja dhe e kam intervistuar më parë. Mendova që isha me fat, por nuk isha gati.
Anxhelo – Unë mendoj se Elona do na surprizojë të gjithëve. Është shumë e fokusuar. Është kanalizuar te dobësimi, te dieta dhe do ketë rezultat të gjithanshëm. Fillimi është pak i vështirë sa të futesh në rrymën e kërcimit, të të mësohet trupi, muskulatura. Javët e para janë të vështira.
Duket se kjo dyshe e ka marrë shumë seriozisht, teksa bëjnë prova të shumta dhe punojnë për të arritur rezultatin maksimal.
Anxhelo- Do doja të kisha pak më shumë kohë unë sepse fillimi do pak kohë ekstra, sa të mësojë gjërat bazë. Nuk është se si Elona do kërcejë atë një-minutëshin, por po mundohem t’i mësoj dhe gjëra që do i duhen në vazhdimësi. Po i mësoj si të qëndrojë në një skenë.
Elona – Unë dua më shumë prova, më shumë orë pune.