Olsa Muhameti ka një koment për foton e shumëpritur të Borës dhe Donaldit!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olsa Muhameti ka një koment për foton e shumëpritur të Borës dhe Donaldit!

Ata janë dy emrat më të përfolur të momentit. Dhe bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj. Ata na kanë emocionuar të gjithë me historinë e tyre të dashurisë, e cila si edhe në përralla, ka pasur ulje-ngritjet e veta sigurisht. Më në fund, ditën e djeshme dyshja konfirmoi ribashkimin me një foto që të gjithë kishin kaq shumë kohë që e prisnin.

E lidhur me këtë, nuk mund të mungonte një koment nga një prej mikeshave më të mira të prezantueses. Duket se autorja e “Për’Puthen” është një ‘fanse’ e dashurisë së tyre dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për Donaldin dhe Borën, “Dashuria fiton mbi gjithçka.”

Ndërkohë, menjëherë pas fotos së Borës, faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram publikoi trailer-in e episodit të parë dhe gjejeni kush është e ftuar…

Pikërisht prezantuesja dhe moderatorja Bora Zemani është e ftuara e parë e vëllezërve Veshaj. Duket se ajo do të flasë sa për raportin mes tyre, sa edhe për programin më të ri që do të prezantojë “Dancing with the Stars”. Një episod që padiskutim do të pritet me padurim nga të gjithë deri në premierën e datës 1 tetor.

Epo shumë të papritura së bashku. Ribashkimi i Donaldit dhe Borës, dhe prezantuesja do të jetë e ftuara e parë në “Më lër të flas”. Por çfarë tjetër?! Me siguri përshkrimi i Borës në foton e dyshes “Na lini të kërcejmë”, e ka një arsye. Mos ndoshta Donaldi do t’i ‘kthejë qokën’ Borës dhe do të kërcejë në “Dancing with the Stars”?! Gjithçka mbetet për t’u parë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE