Gjendja e aksit Bukmirë-Rrëshen, banorët protestojnë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Gjendja e aksit Bukmirë-Rrëshen, banorët protestojnë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//gjendja-e-aksit-bukmire-rreshen-banoret-protestojne.jpg)
Banorët e njësisë administrative Bukmirë u mblodhën sot para Bashkisë Mirditë për të protestuar për gjendjen e aksit Bukmirë-Rrëshen. Rruga ka pësuar dëmtime të shumta, që bëhen edhe më evidente kur ka reshje të dendura shiu, si në rastin e ditëve të fundit në qarkun Lezhë.
Banorët presin përgjigje nga bashkia dhe firma kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, se sipas banorëve, “kjo situatë është e rrezikshme për shkak të rënies së gurëve e nga shembja e asfaltit”.
Banorët janë zhvendosur nga bashkia drejt digës së hidrocentralit, ku paralajmërojnë bllokimin e prodhimin të energjisë nëse nuk do të ketë një reagim pozitiv për kthimin ne gjendjen e mëparshme të këtij aksi me gjatësi 16 km e që është ndërtuar në vitin 2017.