Pas kritikave të shumta të “The Little Mermaid” reagon aktori Tituss Burgess: “Amerika është një vend shumë racist”!
Aktori i famshëm Tituss Burgess ka reaguar ndaj kritikave rreth trailerit të ri të filmit “The Little Mermaid” që u portretizua nga aktorja me ngjyrë, Halle Bailey. Së fundmi ai u shpreh se nuk është tronditur aspak nga komentet pasi ai e priste një gjë të tillë. 43-vjeçari tha në premierën e “Hocus Pocus 2” se:
E dini çfarë? Unë nuk jam i befasuar për asgjë. Ne jetojmë në Amerikë. Është një vend shumë racist, është një vend shumë mendjengushtë, plot sëmundje mendore dhe njerëz që nuk mund ta shohin pyllin nga pemët. Filmi nuk është bërë për ta, është krijuar për njerëz me mendje të hapur.
Brenda disa ditësh nga debutimi i tij në fillim të këtij muaji, traileri për versionin e filmit vizatimor klasik të Disney-t mblodhi gati 14 milionë shikime dhe 626,000 “pëlqime”, por YouTube thuhet se u detyrua të çaktivizojë “mospëlqimet” pasi mori 1.5 milionë të tilla. Filmi i ardhshëm gjithashtu mori shumë përkrahje, megjithatë, pasi mediat sociale u mbushën me video të vajzave të reja me ngjyrë, të emocionuara kur shihnin se Ariel dukej njësoj si ato. Burgess u sigurua të vinte në dukje se sirena, e bazuar në një përrallë të Hans Christian Andersen, nuk është e vërtetë.
Është e trilluar. Ajo nuk ekziston. Ky është i gjithë informacioni që ju nevojitet për njerëzit që nuk ndihen rehat për këtë.
Ditën kur u njoftua se Halle Bailey do të luante në xhirimin e “The Little Mermaid”, mund të kujtoni se lajmi u prit me reagime të ndryshme nga fansat. Ndërsa shumë ishin të entuziazmuar kur e shihnin që ajo sillte një ndryshim të ri në rol, të tjerët nuk ishin aq të emocionuar, duke postuar në Twitter zemërimin e tyre për përzgjedhjen e një aktoreje me ngjyrë përmes hashtag-ut #notmyariel.
Halle tha në një intervistë në atë kohë se ajo po përpiqej të mos “i kushtonte vëmendje negativitetit”. Kohët e fundit Halle gjatë një interviste me Variety ajo foli për mënyrën se si kritikat e ndikuan atë dhe se si ajo e trajtoi atë, duke thënë se familja e saj ishte një burim i madh mbështetjeje.