Spiunazh për rusët, kontrolle policore në Mal të Zi!

vovalbania September 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spiunazh për rusët, kontrolle policore në Mal të Zi!

Nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë janë duke u bërë disa bastisje, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Për Radion Evropa e Lirë, lajmin e konfirmoi Prokurori Special, Vukas Radonjiç.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe të tjera hapësira në pronësi të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Për momentin nuk ka të arrestuar.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e përshëndeti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke deklaruar se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”, që sipas shefit të qeverisë së Podgoricës, “po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.

Më herët, e përditshmja malazeze, Vijesti, duke cituar të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), njoftoi se në Podgoricë janë arrestuar disa shtetas malazezë, nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus. Një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB-së, “ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB-ja”.

Duke cituar një burim të paidentifikuar, Vijesti shkroi edhe se “aksioni i ANB-së dhe Prokurorisë Speciale është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE