Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia, Meloni: Putin po demonstron vizionin sovjetik
Aneksimi i katër rajoneve të ukrainës nga Rusia ka ngjallur reagime të shumta mes liderëve botërorë, mes tyre edhe liderja e partisë fituese të zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni.
Meloni, e cila pritet të emërohet kryeministre e Italisë muajin e ardhshëm, tha se aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia nuk kishte asnjë vlerë ligjore dhe politike.
Në një deklaratë, ajo tha se Putin demostron edhe një herë vizionin e tij neo-imperialist të stilit sovjetik që kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian.
Ndërkohë, Ukraina ishte kritike ndaj veprimeve të putin gjithashtu, duke e përshkruar ceremoninë si një shfaqje të frikshme të Kremlinit që ishte ligjërisht e pakuptimtë.
“Subjektet joekzistente nuk mund të hyjnë në një vend që po shpërbëhet”, tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.