Vuçiç me Sarrazin, Serbia e përkushtuar për dialog politik!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç me Sarrazin, Serbia e përkushtuar për dialog politik!

Për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, si dhe të tjera çështje rajonale, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç u takua sot me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.  Sipas një deklarate të publikuar pas bisedimeve, dy bashkëbiseduesit diskutuan mbi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014, me qëllim krijimin e lidhjeve më të fuqishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo iniciativë udhëhiqet nga Gjermania dhe përfshin, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

Vuçiç theksoi se “Serbia vlerëson dhe mbështet Procesin e Berlinit, si format që shërben si shtysë konkrete për integrimin europian në Ballkanin Perëndimor”.

Serbia është e përkushtuar për dialog politik, si rruga kryesore për zgjidhjen e të gjitha sfidave në Ballkan, por do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial e sovranitetin, teksa respekton edhe ligjin ndërkombëtar.

Më 18 shkurt të këtij viti, qeveria gjermane emëroi Sarrazin-in si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai është i pari zyrtar i Berlinit që mban një pozitë të tillë në Qeverinë gjermane. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, ka nisur në vitin 2011. Kosova insiston që dialogu duhet të finalizohet me njohje reciproke, ndërsa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE