Capital T paralajmëron një surprizë gjigante!
Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.
E duket se përpos koncerteve të vazhdueshme për ndjekësit e tij, artisti ka vendosur t’i surprizojë të gjithë ‘të çmendurit’ pas muzikës së tij me një koncert gjigant. Kjo nuk është hera e parë që reperi organizon një koncert të tillë masiv pasi në vitin 2019, Kapo ‘dogji’ sheshin ‘Nënë Tereza’ me performancat e hiteve të tij ndër vit. Me anë të një postimi të bërë pak më parë në llogarinë e tij në Instagram, Capital T na zbuloi se do ta organizojë sërish ‘Time Capsule’ verën e vitit të ardhshëm por këtë herë jo në Tiranë, por në Prishtinë.
Por, përpos karrierës si artist, Kapo është shumë i përfolur edhe për jetën e tij private e cila ngjall mjaft interes te publiku. Shpesh reperi është diskutuar e spekuluar se mund të jetë në një lidhje dashurie me modelen Adrola Dushi, megjithatë asgjë nuk është e vërtetuar dhe ka mbetur në kuadrin e thashethemeve.
Artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5 : “KAPO” “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses. Me këtë rast Kapo ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e ti të 6-të, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi është ende duke punuar për të.