Ju ndoshta nuk e besoni por për pak Christie Brinkley feston 70-vjetorin e lindjes, gjërat pa të cilat aktorja nuk jeton dot!
Christie Brinkley është akoma pjesë e botës së modës, edhe pse e ndajnë vetëm dy vjet nga festimi i ditëlindjes së 70-të. Aktorja dhe modelja ka treguar se sekreti i rinisë së saj është gjumi i mirë, ushqimi i duhur, hidratimi, si dhe mbrojtja dhe kujdesi i mirë dhe cilësor i lëkurës.
Ajo çfarë bëni secilën ditë, do të përcaktojë sa të shëndetshëm dhe të gjallë do të jeni në fund. Gjithçka varet nga ju. Gjithçka është në duart tuaja.
Brinkley më pas sqaroi duke thënë se më e rëndësishme është të bëni një gjumë të mirë, të hani ushqim organik, të hidratoni dhe të kujdeseni për lëkurën 24 orë në ditë. Brinkley është vegjetariane që në moshën 13 vjeçare dhe prej vitesh është avokate e ‘dietës së ylberit’ që rekomandon një dietë në spektrin e ngjyrave të ylberit dhe familjarët e saj e kanë përfshirë në jetën e tyre.
Për drekë ha perime dhe bëj një sallatë, më pas shtoj proteina, si fasule apo arra. Darka është pothuajse e njëjtë dhe ndoshta sipër do të shtoj pak makarona me fasule, oriz, drithëra ose quinoa.
Shumë kohë më parë, ajo kishte thënë se e ka provuar vetëm një herë botoksin dhe nuk i kishte pëlqyer rezultati.
Më pëlqen të kem shprehje natyrale të fytyrës.