Mbi 300 milion euro për prodhimin e çipave, SHBA-Japoni përforcojnë bashkëpunimin!

vovalbania October 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 300 milion euro për prodhimin e çipave, SHBA-Japoni përforcojnë bashkëpunimin!

Japonia po i jep një prodhuesi të madh amerikan të çipave një subvencion prej mbi 325 milionë euro për të mbështetur planin e tyre për prodhimin e çipave të memories në një fabrikë në Hiroshima. Këtë ka bërë të ditur ministri japonez i tregtisë.

Njoftimi për subvencionimin e “Micron Technology” vjen në prag të vizitës në Japoni të zëvendës/presidentes të SHBA-ve Kamala Harris, teksa të 2 vendet përforcojnë bashkëpunimin mbi zgjerimin e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit për materialet e shumë kërkuara. Yasotshi Nishimura, ministri japonez për ekonomi dhe tregti tha se:

Shpresoj se marrëveshja do të kontribuoj në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Japonisë dhe SHBA-ve në sektorin e gjysmëpërçuesve.

Ai deklaroi se qeveria e aprovoi marrëveshjen sipas një ligji që lidhet me sigurinë ekonomike. Gjatë vizitës së saj në Azi këtë javë, Harris u takua me zyrtarë japonez dhe ekzekutiv të kompanisë të gjysmëpërçuesve për të kërkuar bashkëpunim më të madh në përforcimin e zhvillimit dhe prodhimit të gjysmëpërçuesve në mes të rritjes së ndikimit të Kinës.

Micron ishte në mesin e kompanive që morën pjesë në takim me Harris, së bashku Tokyo Electron, Nikon, Hitachi, High-Tech Group dhe Fujitsu Ltd. SHBA-ja po punon për përforcimin e bashkëpunimit të saj teknologjik me Japoninë, Korenë Jugore dhe Tajvanin, teksa po përpiqen që ta rrisin prodhimin vendor të gjysmëpërçuesve, mes investimit të Kinës në çipat kompjuterik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE