Nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij, i riu i nënshtrohet operacionit për zgjatjen e këmbëve!
Kur Daniel Asadi ishte 14 vjeç, mjeku i tha se faza e tij e rritjes kishte mbaruar. Këto fjalë e lënduan jashtëzakonisht shumë pasi i riu nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij rreth 170 centimetra. Ai u shpreh se:
Njerëzit ndoshta nuk e kuptojnë, por unë nuk mund ta përballoja atë. Çdo ditë dhe çdo natë mendoja për gjatësinë time.
Në maj të vitit të kaluar, 11 vjet pas takimit me mjekun, Danieli, atëherë 25 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për zgjatjen e këmbëve që të arrinte lartësinë e aq dëshiruar. Ky operacion nuk është për ata me zemër të dobët. Ai përfshinte thyerjen e dy femurëve, kockave të kofshës dhe disa muaj me paterica.
Megjithatë, kjo periudhë ka kaluar tashmë për Daniel, i cili ka fituar 8 centimetra më shumë dhe shprehet se pavarësisht se çfarë ka kaluar është i lumtur me ndërhyrjen.
Vendimi për të thyer këmbët duket i pakuptimtë për shumë njerëz, por unë isha i gatshëm të bëjë gjithçka për këtë.