Arabia Sudite dhe Rusia drejt marrëveshjes për uljen e prodhimit të naftës, pritet rritje e çmimeve!
Arabia Saudite dhe Rusia janë duke udhëhequr planet e vendeve më të pasura me naftë në botë për të ulur prodhimin e naftës dhe për pasojë rritjen e çmimeve, ndërsa pjesa tjetër e botës lufton për të ulur kostot e energjisë përballë luftës së vazhdueshme të Vladimir Putinit në Ukrainë.
13 anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të udhëhequr nga Arabia dhe 11 aleatët e tyre të kryesuar nga Moska do të mbajnë të mërkurën takimin e tyre të parë që nga marsi 2020.
Në takimin në selinë e grupit në Vjenë, pritet që OPEC të bierë dakord për uljen më të madhe të prodhimit që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në përpjekjet për të rritur çmimet.
Çmimet e energjisë u rritën pasi Putini urdhëroi pushtimin e Ukrainës në shkurt, duke e shtyrë inflacionin në nivele të larta prej dekadash që ka ushtruar presion mbi ekonomitë në të gjithë botën dhe ka kontribuar në krizat e kostos së jetesës pas pandemisë në disa vende.
Udhëheqësi rus ka përdorur ndikimin e tij mbi tregjet e naftës dhe gazit si një mënyrë për të kundërshtuar sanksionet dërrmuese perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e tij.
Ai shpreson se presioni që po ushtron në tregje do të ndajë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën, përpara se të vuajë ndonjë shqetësim të mëtejshëm ushtarak.