Çfarë po ndodh në qendrën e stërvitjes ushtarake ruse, një i ri pëson atak, ndërsa një tjetër vetëvritet
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Çfarë po ndodh në qendrën e stërvitjes ushtarake ruse, një i ri pëson atak, ndërsa një tjetër vetëvritet](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//cfare-po-ndodh-ne-qendren-e-stervitjes-ushtarake-ruse-nje-i-ri-peson-atak-ndersa-nje-tjeter-vetevritet.jpg)
Tre rekrutë rusë kanë vdekur në një qendër trajnimi të ushtrisë në Poroshino, në rajonin e Yekaterinburgut, sipas raportimeve.
Novaya Gazeta citoi raporte nga gazeta lokale EAN, duke cituar deputetin e Dumës së Shtetit Rus, Maxim Ivanov, të ketë thënë: “Po, unë konfirmoj se tre persona kanë vdekur.
“Njëri nga të mobilizuarit ka vdekur nga një atak në zemër, një tjetër ka kryer vetëvrasje.
“I treti u lirua dhe u dërgua në shtëpi, ku vdiq nga cirroza e mëlçisë”, tha ai.
Gazeta ASTRA raportoi më herët për vetëvrasjen e një 46-vjeçari nga rajoni Kurgan.
Trupi i tij u gjet më 1 tetor në mensën e qendrës së stërvitjes së ushtrisë.