Nobeli për Mjekësinë i shkon suedezit Pääbo/Eksploroi bazën e asaj që na bën njerëz të veçantë!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nobeli për Mjekësinë i shkon suedezit Pääbo/Eksploroi bazën e asaj që na bën njerëz të veçantë!

Svante Pääbo është fituesi i Nobelit të Mjekësisë për këtë vit, i vlerësuar me çmimin prestigjioz për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e hominidëve dhe evolucionin njerëzor.

Komiteti i Nobelit tha se Pääbo, një gjenetist suedez, “përfundoi diçka në dukje të pamundur” kur renditi gjenomin e parë të neandertalit dhe zbuloi se lloji i njerëzve Homo sapiens ndërthuret me Neandertalët”.

Për herë të parë, provat për zbulimin e tij u shfaqën  në vitin 2010, kur Pääbo filloi aplikimin e metodave për të nxjerrë, renditur dhe analizuar ADN-në e lashtë nga skeleti i njeriut të Neandertalit. Falë punës së tij, shkencëtarët mund të krahasojnë gjenomet e Neandertalit me të dhënat gjenetike të njerëzve të zhvilluar deri në trajtën e sotme.

Komiteti i Nobelit vlerëson:

Kërkimi themelor i Pääbo-s solli një disiplinë krejtësisht të re shkencore: paleogjenomikën. Duke zbuluar ndryshimet gjenetike që dallojnë të gjithë njerëzit e sotëm nga para’ardhësit, studimet e tij sigurojnë bazën për të eksploruar atë që na bën njerëz të veçantë.

Kur për herë të parë publikoi zbulimet e tij në vitin 2010, Pääbo tha se “të paturit të një versioni të parë të gjenomit të Neandertalit përmbush një ëndërr të vjetër”.

Që nga viti 1997, Pääbo ka punuar si drejtor i Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig të Gjermanisë, si dhe është studiues nderi në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE