Çfarë po ndodh në Ukrainë?! Banorët e Kievit furnizohen me jod për trajtimin e rrezatimit bërthamor!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh në Ukrainë?! Banorët e Kievit furnizohen me jod për trajtimin e rrezatimit bërthamor!

Banorët e Kievit kanë nisur të përgatiten për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve atomike nëse ushtria e saj përballet me një disfatë, të cilën Kremlini e ka të vështirë ta pranojë.

Një pjesë e njerëzve në Kiev kanë grumbulluar tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi. Tableta të tilla ofrojnë mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit në një shpërthim bërthamor dhe parandalojnë përthithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja.

NATO-ja paralajmëroi së fundi se Vladimir Putin mund të provojë një shpërthim atomik në kufirin me vendin fqinj, teksa burime brenda në Kremlim pretendojnë se lideri rus po përgatitet të marrë vendime mbi nisjen e një sulmi taktik bërthamor i fshehur në një bunker në periferi të Moskës.

“Kremlini po përpiqet të sinjalizojë kundërshtarët e tij në NATO se është i gatshëm të përdorë dhe kartën e fundit që i ka mbetur, në një kohë kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha përballë forcave ushtarake të Ukrainës. Një demonstrim i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të vijë në kufirin tokësor me Ukrainën, ose në Detin e Zi. Një sulm i tillë do të shkatërronte tabunë e gjatë për vendosjen e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga koha e krizës së raketave Kubane të vitit 1963”- shkruan The Times,

Qeveria gjermane gjithashtu pohon se është duke i analizuar  “me shumë seriozitet” kërcënimet nukleare të presidentit rus, edhe pse sic tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock,  Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.

“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë.Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve të luftës”.

Megjithatë, sipas saj, Putini sërish e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato si Kina – që nuk kanë marrë pozicion të qartë – nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE