I përjashtuan nga portreti familjar, Princ Harry dhe Meghan Markle i përgjigjen familjes mbretërore
Së fundmi pallati mbretëror ndau portretin e ri të familjes mbretërore, ku qartazi u duk se nuk kishte vend për Princ Harry-n dhe Meghan Markle.
Pas këtij momenti, fotografi Misan Harriman ndau një foto bardhë e zi që shkrepi nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it duke qëndruar afër teksa shtrëngonin duart me njëri-tjetrin.
“Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së @OneYoungWorld muajin e kaluar”, shkroi Harriman në foton në Instagram.
Ky imazh u komentua gjatë si një përgjigje, për foton e ndarë nga mbretërorët, ku dukej vetëm Mbreti Charles III, bashkëshortja e tij Camilla dhe Princ William dhe Kate Middleton.
Më herët Sussex-ët morën pjesë në një samit, i cili u zhvillua në Mançester, Angli, më 5 shtator.
Pas paraqitjes së tyre në samit, çifti u nis për në Gjermani për të marrë pjesë në ngjarjen e Lojërave Invictus “Dusseldorf 2023 – Një vit për të shkuar”.
Por udhëtimi i tyre u ndërpre kur Pallati Buckingham njoftoi më 8 shtator se shëndeti i mbretëreshës po rëndohej dhe Harry nxitoi në Skoci për të qenë pranë gjyshes së tij.
Ajo vdiq disa orë më vonë dhe Harry, për fat të keq, nuk arriti në kohë për të thënë lamtumirën e tij. Dhe burimet thuhet se pretendojnë se Harry mësoi për vdekjen e monarkes së ndjerë në internet.
Harry dhe Markle nderuan Mbretëreshën së bashku me Princin William, Kate Middleton, Mbretin Charles III dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore, pavarësisht tensioneve që kur ata dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në 2020.
Markle dhe Harry morën pjesë në funeralin e mbretëreshës, ku ish-aktorja u pa duke derdhur lot dhe çifti u ul në rreshtin e dytë.
Fotot e reja të çiftit të bashkuar vijnë vetëm dy ditë pasi pallati publikoi një portret të William, Middleton, Charles dhe bashkëshortes së Mbretëreshës Camilla Parker-Bowles, i cili u bë pak çaste para funeralit të Mbretëreshës.
Në mënyrë të dukshme mungonin në portret Harry dhe Markle, duke dhënë më tej prova të tensioneve të familjes mes tyre.