Na ndajnë vetëm tre ditë nga nisja e “Dancing With the Stars” në Top Channel!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Na ndajnë vetëm tre ditë nga nisja e “Dancing With the Stars” në Top Channel!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa gjithashtu u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa tani i njohim të gjithë konkurrentët, prezantuesen që është Bora Zemani dhe jurinë që përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu. 

E teksa e dimë se me padurim po prisni fillimin e spektaklit më popullor të kërcimit në botë. Dancing With The Stars, nga 7 tetori ekskluzivisht vetëm në Top Channel.

“Më lër të flas” nisi sezonin e dytë. Një premierë që nuk zhgënjeu teksa të ftuar ishin Kledi Kadiu dhe Bora Zemani. Në pjesën e parë të emisionit, Kledi Kadiu tregoi më shumë për eksperiencën më të re dhe si ai po e pret nisjen e “Dancing with the stars”. Ndërkohë, Bora Zemani, një e ftuar që pritej me padurim në “Më lër të flas”, u shpreh për gjithçka, nga jeta personale te ajo profesionale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE