Vetëm 6 muaj punë, mbi 2 mijë makina elektrike të prodhuara nga Tesla në Berlin!

vovalbania October 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm 6 muaj punë, mbi 2 mijë makina elektrike të prodhuara nga Tesla në Berlin!

Vetëm gjashtë muaj pas fillimit të prodhimit në fabrikën e saj më të re në afërsi të Berlinit, prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla, tani po prodhon nga 2 mijë makina në javë në po këtë vend. Në qershor rikujtojmë se Tesla arriti qëllimin, pra prodhimin e 1 mijë makinave në javë. Në deklaratën e kompanisë thuhet se:

Njësia e 2 mijë e Model Y është prodhuar në fabrikën e Berlinit gjatë kësaj jave.

Fabrika në Greenheid, e cila nga marsi prodhon makina elektrike, deri më tani është fabrika e vetme e kompanisë Tesla në Evropë. Tesla planifikon të prodhojë 500 mijë makina në vit në fabrikën që ka 12 mijë punonjës. Në anën tjetër është duke u ndërtuar fabrika e baterive në po të njëjtin lokacion.

Ndërkaq së fundmi, Tesla po tërheq afro 1.1 milion makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe të lëndojnë gishtat e njerëzve. Dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se dritaret mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese. Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë. Tesla thotë se një përditësim i softuerit do ta rregullojë problemin.

Sjellim në vëmendje se vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të makinave elektrike do të vihet në pikëpyetje. Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e makinave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani. Siç raporton ‘The Guardian’, rritja e çmimit të energjisë, si mungesa e pjesëve rezervë, është duke zvogëluar fuqinë blerësve në prag të inflacionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE