Artisti bën ëndrrën e tij realitet, mbulon shtëpinë miliona dollarëshe me “shkarravina”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Artisti bën ëndrrën e tij realitet, mbulon shtëpinë miliona dollarëshe me “shkarravina”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//artisti-ben-endrren-e-tij-realitet-mbulon-shtepine-miliona-dollareshe-me-shkarravina.jpg)
Pronarët e mëparshëm të shtëpisë iu lutën të mos bënte shkarravina në mure por ky burrë nuk mundi ta mbante veten. Sipas ‘Metro Uk’, bëhet fjalë për një artist i cili ka mbuluar çdo centimetër katror të shtëpisë së tij prej 1.5 milion euro me ‘shkarravina’. Sam Cox, i njohur gjithashtu si Mr Doodle, ka kaluar dy vitet e fundit duke “suvatuar” muret e rezidencës së tij me gjashtë dhoma gjumi me vizatimet bardh e zi.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/artisti-ben-endrren-e-tij-realitet-mbulon-shtepine-miliona-dollareshe-me-shkarravina-633d55b4d6335.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/artisti-ben-endrren-e-tij-realitet-mbulon-shtepine-miliona-dollareshe-me-shkarravina-633d55b5ae614.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/artisti-ben-endrren-e-tij-realitet-mbulon-shtepine-miliona-dollareshe-me-shkarravina-633d55b67c962.jpg)
Qëllimi i tij i përjetshëm kishte qenë të blejë një shtëpi për ta shndërruar në një “varg shkarravinash” dhe në vitin 2019, ëndrra e 28-vjeçarit u bë realitet kur ai bleu një pronë në qytetin e çuditshëm të Tenterden, Kent për 1.5 milion euro. Projekti aventuresk i artistit filloi në dhomën kryesore të gjumit, të cilën ai e dekoroi me vizatime me temë “ëndrra” dhe banjën, e cila ka një temë deti.