Kinë, del në shitje kabrioleta e vogël elektrike për këtë çmim!
vovalbania
October 05, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
U desh pak kohë që ky kabrio i vogël i lezetshëm të arrinte në treg, kanë kaluar 18 muaj që kur makina u prezantua në Auto Show në Shangai në vitin 2021. Pritjes i erdhi fundi dhe makina doli në shitje në tregun kinez me një çmim prej pak më shumë se 14 mijë dollarë me kursin aktual të këmbimit.
Kabrioleta i bashkohet ‘motrës’ së saj shumë të suksesshme Hong Guang Mini EV, e kompletuar nga dy modele të tjera Mini EV Gameboy dhe Mini EV Macaron. Wuling HongGuang Mini EV Cabroi është kabrioleta më e vogël elektrike në botë.