Mund të shkaktojnë luhatje humori, 3 ushqime që kanë efekt të keq në shëndetin mendor

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të shkaktojnë luhatje humori, 3 ushqime që kanë efekt të keq në shëndetin mendor

Nuk janë vetëm zakonet e përditshme ato që ndikojnë në shëndetin mendor të njerëzve, por edhe ushqimi që konsumojmë. Disa ushqime përmbajnë aditivë që ndikojnë në ndryshimet e humorit , ndaj duhet të keni kujdes me përdorimin e tyre. Shihni më poshtë për cilat ushqime bëhet fjalë:

Produktet e përpunura të mishit

Produktet si sallami, proshuta mund të përmbajnë sasi të mëdha nitratesh, konservues, ngjyrash dhe aditivë që na “thithin” energjinë dhe ndryshojnë humorin tonë. Këta përbërës mund të shkaktojnë luhatje të shpeshta të humorit, si dhe mbajtje të ujit, fryrje dhe dhimbje koke.

Pijet e gazuara

Mjeku Jordan ëagner thotë se pijet e gazuara janë plot me sheqerna të thjeshta, të cilat funksionojnë duke i thithur ato shpejt në qarkullimin e gjakut. Kjo shkakton një rritje të papritur të energjisë, por edhe një rënie të papritur. Ndikon në aftësinë tonë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, nivelet r energjisë dhe disponimin tonë.

Fara dhe arra të përpunuara

Kur janë të papërpunuara ose kur i pjekim në shtëpi, farat dhe arrat janë ushqime jashtëzakonisht të shëndetshme. Megjithatë, ato që konsumojmë më shpesh janë të përpunuara dhe të paketuara në fabrikë, që do të thotë se shpesh trajtohen me një konservues të quajtur bromat kaliumi, i cili shpesh shtohet në shumë bukë. Ky konservues ka një efekt negativ në shëndet përmes lodhjes dhe dobësisë, çrregullimeve të humorit dhe problemeve me përqendrimin dhe kujtesën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE