Sanksionet e reja ndaj Moskës prekin Ballkanin Perëndimor: Nuk mund të importojë naftë ruse!

vovalbania October 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sanksionet e reja ndaj Moskës prekin Ballkanin Perëndimor: Nuk mund të importojë naftë ruse!

Paketa e re e sanksioneve ndaj Moskës me të cilën u pajtuan në parim vendet anëtare të BE-së, prek edhe Ballkanin.

Masat përfshijnë ndalimin e importit të disa produkteve të Rusisë dhe vendosjen e një çmimi tavan për naftën e papërpunuar të saj që transportohet në vendet e treta.

Risia në këtë paketë është pikërisht fakti se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të importojnë naftë të papërpunuar ruse. Burime në Bruksel pohuan se në muajin dhjetor do të ndalohet krejtësisht importi i naftës së papërpunuar nga Rusia, që transportohet përmes detit.

Në kuadër të sanksioneve të reja është edhe ndalimi i dhënies së shërbimeve nga ekspertët e BE-së për Qeverinë ruse apo ndërmarrjet ruse. Më herët gjatë javës së kaluar, në propozimin për të cilin diskutuan përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së ishte edhe pika ku thuhej se “duhet parashikuar që, për shkak të sigurisë energjetike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të mundësohet transiti i naftës së papërpunuar ruse përmes territorit të Kroacisë për në Ballkanin Perëndimor, me kusht që sasitë të jenë të ngjashme me ato që ishin para krizës energjetike”.

Por, burimet diplomatike në Bruksel thanë se kjo pikë tashmë është hequr për shkak të Serbisë e cila është importuesja më e madhe e naftës së papërpunuar ruse. Serbia e merr naftën ruse nga naftësjellësi JNAF, që gjendet në bregdetin kroat.  “Disa vende anëtare nuk donin që Serbia të shpërblehet për qëndrimet e saj rreth krizës në Rusi dhe për mospërshtatje me qëndrimet dhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë”, pohoi një diplomat.

Blloku i ka kërkuar vazhdimisht Beogradit që të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Por, deri më tani, ia kishte lejuar asaj vazhdimin e kalimit të naftës ruse përmes territorit të BE-së për shkak të sigurisë energjetike në rajon, por me masat e reja, një gjë e tillë nuk do të jetë më e mundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE