E ndërtuar në vitin 1877, Rita Ora hap dyert e shtëpisë 8.5 milionë euro në Londër

vovalbania October 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ndërtuar në vitin 1877, Rita Ora hap dyert e shtëpisë 8.5 milionë euro në Londër

Rita Ora ka prezantuar shtëpinë e saj të rinovuar në Londër, të cilën e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021. 31 vjeçarja bleu banesën me gjashtë dhoma të epokës viktoriane – e ndërtuar fillimisht në 1877 – vitin e kaluar ku kreu shumë rinovime për ta shndërruar në shtëpinë që është sot.

Ajo ka hapur dyert për Architectural Digest, kompanisë që ndihmoi në rinovim, teksa tha se arsyeja pse e bleu ishte për shkak të historisë. E ndërtuar në 1877, dikur ishte shtëpia e ilustruesit Arthur Rackham, puna e të cilit përfshin “Alice’s Adventures in ëonderland”, “Peter Pan in Kensington Gardens”.

Është renditur në klasën II, që do të thotë se megjithëse Ora e rinovoi pak pasi bleu shtëpinë në vitin 2021, ajo nuk u lejua – as nuk donte – të bënte ndonjë ndryshim të madh. “Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër,” tha këngëtarja për ‘Architectural digest’.

“E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike shtëpia e shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë.” Teksa po punon për albumin e ri, Rita shprehet se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për këtë shtëpi kaq të qetë dhe të qëndrueshme që ka krijuar.

“Të gjithë vijnë në shtëpinë time dhe më thonë: “Nuk mund ta besoj që jetoni në një shtëpi si kjo”, shpjegon ajo. Ajo e kupton pse njerëzit mund të jenë të hutuar: “Nga jashtë dukem super e ndezur, plot ngjyra dhe jam vërtet krenare për vendimet që marr. Brenda, vetvetja ime e brendshme është e kundërta.

Doja që vetja ime e brendshme të reflektohej në shtëpinë time.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE