Zbuloni se cila nga zonjat me ‘gjakun blu’ ka unazën më të shtrenjtë të fejesës!

vovalbania October 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni se cila nga zonjat me ‘gjakun blu’ ka unazën më të shtrenjtë të fejesës!

Gurët që zbukurojnë unazat e zonjave me gjak blu kanë vlerë të madhe. Këtë e zbulon shtëpia e bizhuterive Est 1987 e cila tregon se cilat mbretërore kishin unazat më të shtrenjta të fejesës. Dukesha Camilla mori një unazë të mrekullueshme nga Mbreti Charles III me një diamant pesë karatësh të prerë posaçërisht dhe tre diamante baguette në secilën anë. Unaza i përkiste gjyshes së Mbretit Charles, nënës mbretëreshë dhe vlen mbi 100,000 paundë.

Princesha Diana padyshim mbante njërën prej unazave më të famshme të të gjitha kohërave. Ajo kishte marrë një unazë verbuese me gur safiri nga Charles. Xhevahiri 12 karatësh me prerje ovale vlerësohet të jetë me vlerë 390,000£. E njëjta unazë, ajo e Princeshës Diana, u kalua përmes Princit William tek Kate Middleton.

Unaza prej 390,000 paund, sot ka një vlerë akoma edhe më të madhe pasi konsiderohet historike duke qenë se lidhet me princeshën e ndjerë Diana. Ndërkaq, unaza e fejesës së Meghan Markle dhe Princit Harry është e veçantë. Ajo përmban një diamant të madh qendror që Harry e bleu nga Botsvana, ndërsa anët janë të veshura me gurë nga koleksioni personal i Princeshës Diana, por sërish vlen më pak se e Kate, duke u llogaritur në 130,000 paundë.

Rikujtojmë se pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth më 8 shtator 2022, u zbulua se arkivoli i sovranes ishte bërë më shumë se 30 vjet më parë nga dru lisi dhe plumb anglez. Së fundmi një eksperte mbretërore ka parashikuar se me çfarë xhevahiresh do të varroset monarkja. Sipas Lisa Levinson, e vetmja bizhuteri me të cilën do të prehet Mbretëresha Elizabeth II do të jetë unaza e martesës prej floriri nga floriri që ajo mori në dasmën e saj me Princin Philip në 1947 dhe një palë vathë me perla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE