Irini Qirjako, si asnjëherë më parë në DWTS! Nga një yll muzike, në yll kërcimi
Nga një yll i muzikës popullore, këngëtarja Irni Qirjako u kthyer sonte në skenën e Dancing With the Stars në një yll kërcimi.
Me ndihmën e balerinit profesionit Elton Merja, Irini mbizotëroi skenën madhështore të DWTS me një “Bachata” nën tingujt e këngës ikonike “Girls like you”.
Balada u prit mjaft mirë nga juria, e cila u surprizua nga performanca e Irinit.
Valbona Selimllari: O yll tëe shkonte balada, nga popullore erdhe këtu fantastike
Dalina Buzi: Ashtu si kënga “girls like you”, ti je një vajë e përjetshme dhe një shembull i mirë, nuk ka asnjëherë moshë për pasione si këto!
Armand Peza: E përballove me shumë sukses, urime!
Kledi Kadiu: Unë e shijova aq shumë, më hoqe mallin e mamit. Fantastike!
Dalina 7 pikë, Armani 5, Kledi 6 dhe Valbona 5, me në total 23 pikë arriti të grumbullojë çifti i shtatë i Dancing With the Stars.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Sot nuk do të ketë eliminime, por votat do t’i bashkëngjiten javës së ardhshme.