Pete Davidson fshin çdo gjurmë të Kim Kardashian nga jeta e tij, heq tatuazhin dedikuar saj!
Së fundmi, komediani i njohur Pete Davidson ka vendosur të heq një nga tatuazhet dedikuar Kim Kardashianit vetëm dy muaj pas ndarjes së tyre. Ndërsa komediani thuhet se është në proces të fshirjes së tatuazhit, DailyMail.com ka mësuar se fasha në shfaqje ishte pjesë e një skene që ai po filmonte për emisionin e tij të ri “Bupkis”. Në mars, themeluesja e “SKIMS” ndau një foto të tatuazhit të ish-partnerit të saj ku shkruhej: “Vajza ime është avokate”, një dedikim për studimet ligjore të yllit televiziv, të cilin ai tani ka vendosur ta heq.
Davidson ishte romanca e parë e Kardashian pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt 2021. Në fotot e reja të komedianit në setin e projektit të tij të ri, pjesa e sipërme e një fashoje u pa pranë qafës së Pete, duke treguar se ai mund të jetë në procesin e heqjes së dedikimit. Shtresa mbrojtëse është pikërisht aty ku ishte gdhendur mbishkrimi për Kim. Procesi i heqjes së tatuazhit përfundon me trajtimin me laser dhe kërkon raunde të shumta seancash.
Së fundmi, Kardashian gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” bëri shaka duke thënë se duhet të takojë një mjek apo avokat teksa foli për planet e saj të ardhshme. 41-vjeçarja, u nda nga komediani Pete Davidson, pas 9 muajsh së bashku. Kim ndërkaq u shpreh se është e lumtur beqare dhe nuk po kërkon për një dashuri të re. Bukuroshja pranoi se zgjedhjet e saj romantike me sa duket nuk funksionojnë dhe ajo do të donte të hiqte dorë nga skena e takimeve me të famshëm të profilit të lartë.