Zbulohet pseudonimi i Mbretit Charles III për Meghan Markle, cili është kuptimi i saj
vovalbania
October 07, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Mbreti Charles III ka një pseudonim për Meghan Markle. Charles përflitet se e quan nusen e djalit të tij, “Tungsten” për shkak të ashpërsisë dhe elasticitetit të saj. Kështu shkruan ekspertja mbretërore Katie Nicholl në librin e saj të ri, The New Royals.
Tungsteni, sipas Shoqërisë Mbretërore të Kimisë, ka pikën më të lartë të shkrirjes nga të gjitha metalet dhe është i lidhur me metale të tjera për t’i forcuar ato.
Charles, i cili mori fronin muajin e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II dyshohet se i është referuar nuses së tij me pseudonimin “Tungsten” për disa vite.