Arbër Çepani, djali më seksi i 2022-shit sipas Dalina Buzit!
Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e djeshme dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.
Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që ishte atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.
Veç vipave që shkëlqyen në arenën e kërcimit, një vëmendje të madhe padiskutim e mori dhe juria e cila ishte zbuluar më parë, Valbona Selimllari, Armand Peza, Kledi Kadiu dhe Dalina Buzi. Mbrëmjen e djeshme, kjo e fundit bëri një deklaratë shumë të fortë duke e cilësuar një prej konkurrentëve, Arbër Çepanin i cili hapi dhe mbrëmjen e parë të ‘DWTS’ si djalin më seksi të këtij viti.
Katër fjalë kam për ty unë, katër gërma, seksi. Pesë gërma (qesh), seksi, se e mendova anglisht. Të kemi parë ty si një nga fituesit më ‘classy’ të ‘Big Brother’, ti je një sipërmarrës e the vetë në insert, po ti këtu tani hyn te lista e meshkujve më seksi të Shqipërisë për 2022-shin.