Beyonce i kundërpërgjigjet grupit Right Said Fred pasi e akuzuan për kopjim të një këngë të tyre!
Ylli i muzikës pop Beyonce i është përgjigjur së fundmi grupit Right Said Fred pasi ata e akuzuan se kishte përdorur hitin e tyre më të madh në albumin e saj të ri pa leje. Ikona e popit këmbëngul se ajo mori miratimin paraprak për përdorimin e pjesëve të hitit të vitit 1992, “I’m Too Sexy”, për ta përdorur në këngën e saj “Alien Superstar”. “Alien Superstar” tashmë ka marrë 71 milionë transmetime vetëm në Spotify që nga publikimi i tij në fund të korrikut.
Right Said Fred, emrat e vërtetë të të cilëve janë Fred dhe Richard Fairbrass, theksuan se ishte gjest arrogant. Tani në një deklaratë të lëshuar për ‘The Sun’, Beyonce ka dhënë anën e saj të historisë.
Komentet e bëra nga Right Said Fred duke thënë se Beyonce përdori “I’m Too Sexy” në “Alien Superstar” pa leje janë të gabuara dhe tepër nënçmuese. Jo vetëm që u dha leja për përdorimin e tij, por ata folën publikisht për mirënjohjen e tyre që ishin në album. Për këngën e tyre nuk ka pasur përdorim zanor, është shfrytëzuar vetëm kompozicioni. Iu kërkua leje botuesit të tyre më 11 maj 2022 dhe botuesi miratoi përdorimin më 15 qershor 2022. Ata u paguan në gusht 2022. Ne nuk mund ta ndalojmë atë. Nuk mund të bëjmë asgjë. Është më mirë ta lini të shkojë. Ne vazhdojmë të shohim përpara gjatë gjithë kohës.
Rikujtojmë, se këngët e albumit “Renaissance” të Beyonce janë “I’m that girl”, “Cozy”, “Alien Superstar”, “Cuff it”, “Energy”, “Break my soul”, “Church girl”, “Plastic off the sofa”, “Virgo’s Groove”, “Move”, “Heated”, “Thique”, “All up in your mind”, “America has a problem”, “Pure/honey” dhe “Summer Renaissance”.
Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Beyonce e ka treguar tanimë prej kohësh se ka një pëlqim shumë të madh për stilistët shqiptarë. Në daljen e saj më të fundit diva e muzikës pop është shfaqur e veshur me një nga krijimet e stilistes Lena Berisha. Por, duket se një model shumë të ngjashëm e ka veshur pak kohë më parë Semi Jaupaj dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë e eemocionuar në rrjete sociale.