Këngëtarja Kelly Clarkson i disiplinon fëmijët e saj duke përdorur dhunë dhe këtë e quan normale!
Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka folur së fundmi për mënyrën se si i disiplinon fëmijët e saj, Ylli i ‘American Idol’ pranoi se ka përdorur edhe ndonjë shuplakë. Ajo tha se prindërimin e vajzës River Rose, 8-vjeçe dhe djalit Remington, 6-vjeç, i ndan me ish-burrin e saj Brandon Blackstock, nga i cili u nda në vitin 2020.
Kelly, e cila së fundmi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, foli për mënyrën se si i disiplinon dy fëmijët e saj. Ajo shpjegoi se si prindërit e kishin goditur atë gjatë fëmijërisë së saj.
Prindërit e mi më kanë dhënë shuplaka dhe unë jam mirë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë, ndaj e praktikoj. Është pak problem kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqe te një goditje. Unë e paralajmëroj dhe i them ‘Hej, do të të godas nëse nuk ndalon”.
Së fundmi, Clarkson ka finalizuar ndryshimin e emrit të saj dhe tani do të njihet ligjërisht si Kelly Brianne. Në dokumentet e gjykatës thuhej se:
Pa asnjë kundërshtim, peticioni për ndryshimin e emrit pranohet. Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkuesit është ndryshuar nga Kelly Clarkson në Kelly Brianne.
Clarkson e cila paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj ligjor në shkurt shpjegoi në një intervistë të fundit për “People” se vendimi i saj erdhi nga divorci me Brandon Blackstock. Fitueses së Grammy-t iu dha kujdestaria e dy fëmijëve të tyre, vajzës River dhe djalit Remington. Artistja bëri kërkesë për divorc në qershor 2020 pas gati shtatë vitesh martesë.