Në flakë ura hekurudhore mes Gadishullit të Krimesë e Rusisë!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në flakë ura hekurudhore mes Gadishullit të Krimesë e Rusisë!

Zjarr i madh në të vetmen urë hekurudhore që lidh Gadishullin e Krimesë dhe Rusinë. Media shtetërore ruse raportoi se flakët ranë në një depozitë karburanti, por nuk dha detaje. Në Ngushticën e Kërçit edhe një tren mori flakë e krahas urës, edhe rruga tokësore pësoi dëme të konsiderueshme. Gadishulli i Krimesë u aneksua nga Moska më 2014-ën.

Më 10 tetor, kancelari gjerman, Olaf Scholz pret kryeministrin hungarez. Viktor Orban po pengon përpjekjet e Bllokut për të vendosur sanksione të përbashkëta ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit në Ukrainë. Prej disa muajsh, ai kritikon sanksionet e Unionit ndaj Moskës, duke vonuar masat e Bllokut. Pak ditë më parë, Orban njoftoi se do të mbajë një referendum për masat në vendin e tij.

Sanksionet nuk u vendosën në mënyrë demokratike, por nga burokratët e Brukselit dhe elitat europiane. Edhe pse qytetarët e Europës po paguajnë çmimin, ata nuk u pyetën.

Gjithashtu, prej kohësh, Viktor Orban ka qenë nën presionin e kritikave për keqpërdorimin e supozuar të fondeve të BE-së dhe shkelje të ligjit të së drejtës, duke bërë që Komisioni i BE-së të propozonte shkurtime pagesash prej rreth 7.5 miliardë eurosh për Hungarinë.

Në një tjetër zhvillim, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi kërkesën e Ukrainës për 1.,3 miliardë dollarë fonde shtesë emergjente për të ndihmuar në ruajtjen e ekonomisë së saj. FMN-ja i dha dritën jeshile financimit, i cili do të vijë nga një program i sapokrijuar kreditimi emergjent.

Paratë do të ndihmonin Ukrainën të përmbushë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, duke përfshirë ato të shkaktuara nga humbja e të ardhurave nga eksportet e grurit. Shkalla dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi më shumë se shtatë muaj më parë kanë shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe dhimbje ekonomike. Ekonomia e Ukrainës parashikohet të tkurret me 35% në vitin 2022 dhe nevojat për financim mbeten shumë të mëdha.

Në të njëjtën kohë, FMN-ja vlerësoi qeverinë ukrainase për ruajtjen e stabilitetit financiar në rrethana jashtëzakonisht sfiduese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE