Në librin e ri të publikuar për familjen mbretërore gjithmonë e më shumë zbulohen fakte tronditëse!
Kur Duka dhe Dukesha e Sussexs Harry dhe Meghan Markle vizituan Australinë, Zelandën e Re, Fixhin dhe Tonga-n, ata dukeshin të pasjellshëm, siç zbuloi Valentine Low në librin e tij të titulluar “The Hidden Power Behind The Crown”. Low ishte shumë i afërt me Dukën dhe Dukeshën gjatë turneut të tyre, i ndoqi ata nëpër vendet që vizituan dhe ndau me ta dhe disa anëtarë të shtypit avionin ku po udhëtonin. Autori mbretëror shkroi në librin e tij që:
Harry dukej i nxituar, sikur mezi priste të kthehej në kabinën e klasit të parë, larg mediave. “Faleminderit që erdhët”, i tha ai grupit të mbledhur të shtypit, “edhe pse nuk ishit të ftuar”. Edhe për një njeri që ka një mosbesim të thellë ndaj shtypit, kjo ishte e vrazhdë dhe e pasaktë. Mediat ishin të ftuara për të mbuluar turneun. Më vonë, stafi i Harrit, i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të fluturimit duke u përpjekur të bindte Dukën të fliste me ne, i tha atij se sa keq kishin rënë fjalët e tij.
Ai u përgjigj:
Epo, nuk duhet të më detyroje ta bëja.
Sipas këtij libri, Meghan Markle gjithmonë ka dashur të refuzohet nga Familja Mbretërore. Në librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, Dukesha e Sussex dyshohet se u bë “e fiksuar” me historinë që shërbeu si bazë për Megxit, një vendim që morën për largim nga Familja Mbretërore.