Rama: Investimi në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” zgjeron kapacitetet për nënat dhe fëmijët

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Investimi në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” zgjeron kapacitetet për nënat dhe fëmijët

Investimi i domosdoshëm në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që zgjeron kapacitetet për nënat dhe fëmijët, me një hapësirë krejt të re, duke ruajtur arkitekturën në harmoni me godinën e origjinës, por me teknologji të standardeve europiane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet në këtë maternitet, investim që sips tij, “do të çojë në një nivel të ri kujdesin mjekësor për nënat dhe fëmijët”.

Investimi në maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, do të rrisë kapacitetet spitalore, ndërsa risia do të jetë Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri.

Projekti për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” parashikon ndërhyrje në plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obstetrikës.

Në një kantier prej mbi 6 mijë metra katrorë, pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas, si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE