Rrëzoi nga froni “Squid Game”, seriali që po bën namin në të gjithë botën!
Një nga serialet më të rinj të Netflix është bërë më i shikuari në javën e tij të parë, duke kaluar 500 milionë shikime në 7 ditë e duke lënë kështu pas serialet e tjera të famshme të platformës: “Squid Game” dhe “Bridgerton”. “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” tregon vrasjet e Jeffrey Dahmer në 10 episodet e tij. I krijuar nga Ryan Murphy, seriali bazohet në historinë e vërtetë të njërit prej vrasësve serialë më famëkeq në SHBA, i cili i hante viktimat e tij. Ky serial debutoi në 21 shtator dhe u pa nga 196,2 milionë persona.
Rikujtojmë, se syzet që Jeffrey Dahmer mbante në burg kanë dalë në shitje për 150,000 dollarë. Krimet e vrasësit serial janë kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një seriali të tij në Netflix. Taylor James, i cili është pronari i “Cult Collectibles” në Kanada u shpreh për TMZ se kjo do të jetë shifra me të cilën do të shiten syzet e vrasësit serial.
Sendet famëkeqe të vrasësit, bibla, fotot origjinale të familjes dhe dokumentet janë gjithashtu në shitje në faqen e internetit të Cult Collectibles, ndërsa kushdo që është i interesuar të blejë për 150 mijë dollarë syzet këshillohet të kontaktojë drejtpërdrejt Taylor-in.
Rikujtojmë gjithashtu e këngëtarja Katy Perry është kritikuar së fundmi për këngën e publikuar në vitin 2013, “Dark Horse” në bashkëpunim me Juicy J. Në një nga rreshtat e tij, reperi përmend vrasesin serial Jeffrey Dahmer, krimet e të cilit po përfliten në media falë serialit të ri të Netflix “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.“Ajo është një bishë. Unë e quaj atë Karma. Ajo të ha zemrën si Jeffrey Dahmer”, këndon reperi.