“Shiko gruan tënde që del nudo pastaj merru me gratë e Iranit”!/Kritika të forta për bashkëshortin e Britney Spears!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shiko gruan tënde që del nudo pastaj merru me gratë e Iranit”!/Kritika të forta për bashkëshortin e Britney Spears!

Së fundmi bashkëshorti i yllit të muzikës pop Britney Spears, Sam Asghari është përballur me kritika të forta nga fansat e këngëtares. Aktori dhe modeli iraniano-amerikan ka postuar ditët e fundit materiale në rrjete sociale për luftën për të drejtat e grave në vendin e tij. Por fansat mendojnë se ai duhet t’i kushtojë fillimisht vëmendje gjendjes së gruas së tij e cila shpesh poston foto nudo.

Fansat e artistes e pyesin pse nuk përpiqet ta ndihmojë, ndërsa sheh se gjendja e saj psikologjike nuk është e mirë. Ata shprehen se aktori duhet të shikojë fillimisht gruan e më pas të shqetësohet për pjesën tjetër. “Unë e kuptoj plotësisht dhembshurinë tuaj për Iranin dhe gratë atje, por së pari ndihmoni gruan tuaj. I ke parë fotot e saj? Ajo është e zhveshur në të gjithë Instagramin”,-kanë shkruar disa ndjekës.

“Ti mbështet Iranin dhe në të njëjtën kohë gruaja jote e tregon trupin e zhveshur në plazh”, “Ndihmoni gruan tuaj fillimisht, pastaj Iranin”, shkruajnë të tjerë. Së fundmi modeli ka mbajtur një qëndrim për fotot që publikon Britney, duke thënë se është thjesht një shprehje lirie, pas 13 viteve të jetës konservatore.

Rikujtojmë se së fundmi pasi nëna e Britney-t i kërkoi asaj falje publike, ka ardhur edhe reagimi i yllit të popit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram Spears ka reflektuar për trajtimet e saj mjekësore dhe qëndrimet në “psikiatri” duke shprehur:

Për 13 vjet, më duhej të takohesha çdo javë me mjekë për të rikthyer të kaluarën time, gjë që përkeqësoi situatën! Sa i përket gjithë familjes sime, duke përfshirë vëllain, motrën, kushërirat, hallat, xhaxhallarët, dreqin dhe gjithë audiencën… ose ishin të pavetëdijshëm ose ishin të dehur! Unë isha ajo që kishte frikë të lëvizte se e dija që babai im do të më vendoste diku nëse nuk do të bashkëpunoja… edhe në Amerikë, në vendin e lirisë! Asnjë person nuk u ngrit për mua! Mami merre faljen tënde dhe ik p*rdhu!!! Dhe të gjithë mjekëve, lutem që të gjithë të digjeni në ferr!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE