Kthjellime gjatë paradites, por si do të ndryshojë moti pasditen e së dielës
Deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Sipas MeteoAlb, orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave, duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë, por më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës duke bërë që paraditja të ketë orë të shumta me diell, kryesisht në zonat jugore. Por pas mesdite pritet që vranësirat të rishfaqen në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të mbeten mbizotëruese në rajonin e Ballkanit, duke sjellë në Maqedoninë e Veriut kushte të qëndrueshme atmosferike. Gjatë paradites do të ketë mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në të vendin, POR nuk do të sjellin reshje.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Evropian do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në Veri dhe Lindje, ku herë pas herë do të ketë dhe fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu dhe qendra e kontinentit do të jetë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut. Ndërsa pjesa më madhe e Evropës Jugore do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm./