Një test i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri!
Një test i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup. Megjithatë, ekspertët bëjnë të ditur se kjo analizë, ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme të këshilluara nga mjekët. Kjo pasi teknologjia në fjalë, ende ka nevojë për t’u përmirësuar.
Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Europiane të Onkologjisë, njeh ADN-në tumorale, si dhe vendndodhjen në trupin e njeriut.
Pra, testi tregon jo vetëm nëse pacienti ka tumor, por po ashtu edhe llojin e tij. Për këtë qëllim, në studimet e kryera, studiuesit testuan për kancer rreth 6 mijë persona mbi moshën 50-vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut rezultuan pozitivë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se testet që pasuan konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe e të tjera inde të trupit.