Goditet nga mjeti bujqësor më të cilin po punonte tokën, ndërron jetë 72-vjeçari
vovalbania
October 10, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë ku një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi u godit aksidentalisht nga mjeti nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.
Për shkak të plagëve të marra i moshuari me iniciale A. B. nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në fshatin Babunjë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.