Kërcënimet e Rusisë, NATO nis stërvitjen për sulmet bërthamore!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënimet e Rusisë, NATO nis stërvitjen për sulmet bërthamore!

NATO do të zhvillojë stërvitjet e saj vjetore të parandalimit të sulmeve bërthamor javën e ardhshme përballë kërcënimeve në rritje për përdorimin e armëve atomike nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ky është trajnim rutinë që ndodh çdo vit për të mbajtur parandalimin tonë  të sigurt dhe efektiv”, tha të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kërcënimet e fshehura bërthamore të Presidentit Putin janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme. Rusia e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk mund të luftohet kurrë.”, shtoi Soltenberg.

Stërvitja njëjavore “Steadfast Noon” do të përfshijë 14 anëtarë të aleancës së NATO-s. Ushtrimi njëjavor synon të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse janë të përgatitur.

Në javët e fundit Putini ka përshkallëzuar kërcënimet e tij për të përdorur armë bërthamore si pjesë e luftës në Ukrainë, pavarësisht paralajmërimeve nga vendet perëndimore se një hap i tillë do të përballej me “pasoja katastrofike”. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi javën e kaluar për “Armageddon” nëse Putin do të përdorte armë bërthamore.

Stërvitjet janë të planifikuara gjatë dhe të dizajnuara për të dërguar një mesazh sigurie, thanë për Financial Times njerëzit e informuar mbi përgatitjet.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë, por ne mbetemi vigjilentë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE