“Kokë më kokë” me peshkaqenët, peshkatarët e guximshëm bëhen viral në rrjet!
Tre peshkatarë janë ndeshur me peshkaqenët, pasi anija e tyre u mbyt në Gjirin e Meksikës. Roja Bregdetare Amerikane u vu në kërkim të tyre pasi u njoftua se tre persona nuk ishin kthyer nga dita e tyre e punës. Operacioni dramatik i shpëtimit ndodhi pas pothuajse 24 orësh dhe Roja Bregdetare bëri me dije se peshkatarët, që kishin kaluar shumë kohë në ujë, kishin luftuar me peshkaqenët, duke i goditur me grushte në mënyrë që të largoheshin.
Ata u shpëtuan me helikopter dhe u dërguan në spital, por Roja Bregdetare nuk saktësoi nëse plagët e tyre ishin shkaktuar nga kafshimet e peshkaqenit apo ndonjë shkak tjetër.
Ndërkaq, peshkaqenët me “spaleta”, një specie e veçantë me bisht të gjatë, po evoluojnë mes ndryshimeve klimatike. Ata po durojnë për një periudhë të gjatë jashtë ujit, në mungesë të oksigjenit, duke lëvizur në tokë për një periudhë rreth 2 orë për të shpëtuar nga ngrohja e oqeaneve. Ky lloj peshkaqeni rritet deri në 1 metër, ndërsa kohët e fundit është zbuluar se ai mund të lëvizë në tokë deri në 30 metra, duke përdorur pendët e tij.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ky lloj peshkaqeni mund të jetonte deri në 1 orë maksimumi jashtë ujit. Ai që njihet si “peshkaqeni më i rrahur i botës” është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë. Në pamjet e shpërndara, krijesa 4 metra e gjatë shihet që noton qetësisht drejt filmuesit Dean Spraakman, në ujërat pranë ishujve Neptune. Teksa kafsha noton pranë tij, dhjetra gërvishtje e plagë të të gjitha llojeve shihet që i mbulojnë trupin, në flatra, velëza në kokë e në bisht.