SPAK çon për gjykim grupin kriminal; kultivonin drogën me ndihmën e policit dhe kryeplakut

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Legalizimi i kanabisit mjekësor, rihidhet në konsultim publik nisma e qeverisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të disa shtetasve të akuzuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, i fokusuar veçanërisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Leon Ndrecaj, Gji Kola, Ilir Prengaj, Miri Rrapi, Zef Lalaj, Danjel Lalaj, Gentian Ndoj (Marinaj), Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Tor Sherri (Vitor), Leonard Kola, Ylli Veshi, Gentjan Stafa (Lalaj), Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Kastriot Bicukaj dhe Hilë Marnikollaj.

Në veçanti, sipas prokurorisë ishin pikërisht Leon Ndrecaj, Gji Kola, Ilir Prengaj drejtuesi te këtij grupi që operonte në zonën e qarkut Shkodër dhe Lezhë, kryesisht në Mirditë dhe Pukë, aty ku përfitonin nga terreni i vështirë i disa pikave kufitare për të kultivuar rrënjët e kanabisit, ndërkohë që më pas merreshin edhe me përpunimin e drogës.

Sipas SPAK-ut, grupi kishte në operacionet e tyre ilegale edhe mbështetjen e disa anëtarëve të policisë lokale, si oficeri i policisë gjyqësore të Pukës Kastriot Bicukaj, si dhe kryeplaku i fshatit Pletë Hilë Marnikolaj, pjesëmarrja e të cilëve është dokumentuar.

Sipas SPAK, aktiviteti i grupit, të paktën ai i dokumentuar, ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021./A2

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE