Arjola Demiri zbulon në TAR se çfarë ka ndodhur me shtëpinë e saj të re pas ‘BBV’ dhe se partneri ideal duhet që të jetë…
Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri. Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë. Pas eksperincës në “Big Brother” a ka pasur ndonjë gjë të re sa i përket lidhjeve apo dashurisë?
Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës këhtu që…
Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë.
Ajo ka vijuar më tej duke thënë se:
Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg.
Çfarë u bë me shtëpinë pas daljes nga ‘Big Brother’-i?
E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat.