Putin: Gati të hapim gazsjellësit, topi në fushën e BE-së!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin: Gati të hapim gazsjellësit, topi në fushën e BE-së!

Vladimir Putin është gati të rihapë rubinetet e gazit për Evropën përmes gazsjellësit të vetëm operativ, “Rrjedha e Veriut II”.

Nga forumi për energjinë i mbajtur në Moskë, presidenti rus tha se “topi është në fushën e BE-së” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për shpërthimet që dëmtuan tre gazsjellës që sillnin gaz rus përmes detit Baltik.

“Nuk ka asnjë dyshim se ky është një terrorizëm ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është dëmtimi i sigurisë energjetike të të gjithë kontinentit. Logjika është cinike, të shkatërrosh, të bllokosh burimet e energjisë së lirë, t’u mohosh miliona njerëzve konsumin e gazit, elektricitetit dhe burime të tjera dhe t’i detyrosh ata t’i blejnë ato me çmime më të larta”, tha Putin.

Sipas Putin, dëmtimi i gazsjellësve i sjell përfitime vetëm Shteteve të Bashkuara dhe kompanive amerikane që tani i sjellin gaz Evropës. Uashingtoni i ka hedhur poshtë akuzat.

Qeveri të ndryshme evropiane deklaruan më herët se dy gazsjellës kishin rënë pre e një akti sabotazhi, por nuk fajësuan askënd.

Ky dhe akte të tjera të tilla kanë dëmtuar përpjekjet e Unionit për të luftuar inflacionin. Ministrat e Energjisë janë takuar në Pragë për të diskutuar një marrëveshje mbi çmimet e energjisë, që pritet të bëhet publike dhe të miratohet nga 27 vendet anëtare javën e ardhshme.

Putin tha mes të tjerash se, vendosja e një çmimi kufizues për naftën “kërcënon miliarda njerëz”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE