Afrona sapo na la të kuptojmë se mund të jetë bashkuar me Bleron
Vetëm pak kohë më parë, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona konfirmuan ndarjen e tyre.
Vet çifti nuk ka folur kurrë për fundin e martesës, por nuk shfaqen më bashkë, kanë fshirë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe nuk i kanë kursyer ironitë në rrjetet sociale. Por duket se ditët e fundit, modelja ka ngritur shumë dyshime rreth një ribashkimi me bashkëshortin e saj. Ajo që bie në sy në postimin e saj është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë “Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.
“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vet ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioz e ku ka shkruar “Me thanë ta postojë këtë foto por mund ta shlyej më vonë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se çifti mund të jetë rikthyer bashkë për sa kohë Afrona ka në dorë një unazë martese.